NBA: Fiton Bruklini, Klivlendi s’ka të ndalur

Skuardra e Bruklin Nets mundi Detroit Pistonsin, me rezultat 96-90, për të regjistruar fitoren e gjashtë në 9 përballjet e para të sezonit të ri në NBA. Kevin Durant ishte emri i parë te Bruklini me 29 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa te Detroiti u dallua Kaningem me 17 pikë. Mjaft nxitje kishte në Toronto, ku Klivlendi mundi ekipin vendas, Toronto Reptors, me rezultat të ngusht 102-101. Darius Garland regjistroi pikët vendimtare, për të siguruar fitoren e tretë radhazi për Klivlendin dhe disfatën e parë për Toronton, pas 5 fitoreve radhazi. Në përballjet e tjera, Uashingtoni deklasoi Memfisin me rezultat 115-87, ndërsa Los Anxhelos Klipers shënoi fitoren e tretë radhazi, pasi që mundi Minesotën me rezultat 104-84, edhe pse pas pjesës së parë ishin në disavantazh prej 20 pikësh. Poll Xhorxh drejtoi ekipin e Klipersave me 21 pikë dhe 11 kërcime.

LEXO EDHE:

Back to top button