Ndahet nga jeta profesori Milaim Fejziu

Ndahet nga jeta profesori Milaim Fejziu

Në moshën 77 vjeçare ka ndërruar jetë profesor Milaim Fejziu, kryetari i parë i senatit të Universitetit të Tetovës.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e të ndjerit, të cilët lajmin e kanë shpërndarë përmes rrjeteve sociale.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi…Ndërroi jete babai ynë Prof. Milaim Fejziu.
Varimi do te behet sot me namazin e Iqindis…Allahu e mëshiroftë”, thuhet në njoftimin e familjes Fejziu.

Milaim Fejziu ishte themelues dhe kryetar i parë i Senatit të Universitetit të Tetovës. Ai ishte një nga figurat më emblematike të rezistencës kombëtare dhe gjithë jetën e tij ia kushtoi arsimit shqiptar në vend. Bashkë me Fadil Sulejmanin u burgosën për themelimin e Universitetit të Tetovës. Profesor Fejziu është autor i librit “Themelimi i Universitetit të Tetovës: hap historik i shqiptarëve në Maqedoni” si dhe shumë studimeve të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button