“Ndaj PSZH-së duhet të përsëritim atë që bëmë ndaj Real Madridit”

Në prag të ndeshjes së gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në mes PSZH-së dhe Arsenalit foli për mediat edhe mesfushori Deklan Rajs. Ai i rikthehet sfidës së parë në Londër, ku francezët fituan 1-0.
“Në 15 minutat e para të ndeshjes së parë, goli i PSZH na befasoi pak. Dhjetë minuta para fundit patëm një rrëmujë të vogël dhe ata goditën traversën. Jemi vërtet të bindur se mund të bëjmë diçka këtu”, tha Rajs.
Më tej, mesfushori anglez shtoi se ekipi duhet të ketë vetbesim të plotë.
“Mendoj se duhet të kesh besim të plotë te vetja dhe skuadra dhe ne si grup e kemi patjetër këtë. Ne besojmë se mund t’ia dalim mbanë në Paris. Nëse jemi versioni më i mirë i vetes tonë mund ta bëjmë të mundur ëndrrën tonë, të dalim në finale. Ne ia dolëm mbanë ndaj Real Madrid dhe besojmë se mund ta përsëritim atë sukses”, tha në fund Rajs.