Gjatë 24 orëve të fundit janë aplikuar 12.939 vaksina
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 12.939 qytetarë, 3.909 prej të cilëve panë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 519.106 persona, transmeton Alsat. Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 920.442 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 401.336 persona.