Ndërrimi i targave me shenjën NMK do t’i kushtojë qytetarëve nga 1400 deri në 1500 denarë

Ndërrimi i targave me shenjën NMK do t'i kushtojë qytetarëve nga 1400 deri në 1500 denarë

Ndërrimin e targave me shenjë MK me NMK të re (NMK) duhet ta bëjnë qytetarët në stacionet e autorizuara për kontrollim teknik dhe do të kushtojë nga 1400 deri në 1500 denarë. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar së fundmi se qytetarët dhe personat juridikë, përkatësisht pronarët e automjeteve, deri në datën 12 shkurt 2024 duhet t’i ndërrojnë targat nga shënimi MK me shenjën NMK.

“Pronarët e automjeteve duhet të paraqesin kërkesë për ndryshimin e targave në stacionet e autorizuara për kontroll teknik, ku në bazë të kërkesës në sportelin e MPB-së, paraqitet kërkesa për ndryshimin e targave dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme lëshon leje të re qarkullimi dhe targa të reja me shpenzimet e pronarit të mjetit. Çmimi i lejes së qarkullimit është 200 denarë, ndërsa çmimi i targave është 1200 deri në 1300 denarë, varësisht nga forma e targës”, informojnë nga MPB.

Sipas Ligjit për automjete, nëse automjeti është në komunikacion me targa të ndryshme nga ato të parapara, parashihet gjobë në shumë prej 100 euro në kundërvlerë të denarit.

LEXO EDHE:

Back to top button