Ndërron jetë bashkëshortja e trajnerit, futbollistët refuzojnë të luajnë

Një leksion jete mund të konsiderohet ai që vjen nga Franca, aty ku skuadra e Kaenit në Ligue 2 refuzoi të zbresë në fushë për ndeshjen e së shtunës ndaj Sochaux për arsye se bashkëshortja e trajnerit Stefan Moulin, ndërroi jetë. Varrimi do të kryhet të shtunën (ditën e ndeshjes) teksa lojtarët të gjithë së bashku morën vendimin për të qëndruar pranë teknikut të tyre dhe të jenë të pranishëm në funeral duke “braktisur” fushën e lojës.

Klubi i Kaenit kontaktoi menjëherë me Federatën franceze si dhe me rrjetin e “Bein Sports” që ishin dakord që ndeshja të shtyhej. Por, ata që dolën kundër dhe në mënyrë të pakuptimtë ishte klubi i Sosho-s që u justifikuan me faktin se ndeshja duhej luajtur për arsye sigurie. Megjithatë, ky regim shkaktoi irritimin e klubit të Kaen dhe më saktë presidentin Pier-Antoan Kapton.

“Një sjellje patetike, futbolli është një lojë skuadre dhe skuadrat në brendësi janë si një familje. Por, për fat të keq, duket se dikush e ka harruar këtë” ishin fjalët e Pier-Antoan Kapton.

Gjithsesi, më vonë, edhe te Sosho reflektuan dhe pranuan shtyrjen e sfidës, e cila është përcaktuar të zhvillohet më datë 20 janar në orën 18:30./Supersport/

LEXO EDHE:

Back to top button