Ndërron jetë personi më i vjetër në botë
Ndërron jetë personi më i vjetër në botë
Personi më i vjetër në botë, Kane Tanaka, ka ndërruar jetë në moshën 119-vjeçare. Gruaja japoneze, e lindur më 2 janar të vitit 1903, në Fukuoka, jetonte në një shtëpi të moshuarish. Kur ishte e re, ajo ka pasur disa dyqane ushqimore, ndërkohë që ishte nënë e 5 fëmijëve, njërin prej të cilëve e kishte birësuar. Në vitin 2019, Libri i Rekordeve Guinness e certifikoi si personin më të vjetër në botë, kur ishte 116 vjeç./Alsat.mk








