Ndeshje e parë me 4 gola në 45 minutat e para

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Serbia – Zvicra me rezultatin 2:2. Zvicra e nisën furishëm takimin, pas qysh në minutat e parë rrezikuan dy herë me Granit X hakën. Po rridhte minuta e 20` kur helvetikët krijuan një aksion të bukur dhe në gol e konkretizoi Xherdan Shaqiri për 1-0. Megjithatë, zviceranët bën dy gabime, që i kushtuan në dy gola. Ishte Mitrovic që barazoi shifrat, dhe Vlahovic që i dha epërsinë serbëve. Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, ishte Embolo që realizoi dhe barazoi gjithçka. Mbetet të shihet se si do mbyllet rezultati pas pjesës së dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button