“Ndihmat”, hotelierët kërcënojnë me protesta

Hotelierët nga rajoni i Ohrit dhe Strugës paralajmërojnë protesta para Qeverisë, nëse mbeten pa ndihmën e premtuar për pagat minimale, për punonjësit e tyre për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor. Që të përfitojnë ndihmën financiare shteti u kërkon ti kthejnë punëtorët, që ata i punësuan gjatë sezonit të shkurtër në muajin gusht.

Nëse jo, do të duhet të mblidhemi dhe të shkojmë para Qeverisë, për të protestuar. Nuk kemi tjetër ç’të bëjmë. Për herë të tretë sot, apelojmë në Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë, si dhe Qeveria, që ti rishikojmë edhe një herë kushtet për marrjen e asaj page – deklaroi Kërste Blazheski-Kryetar i HOTAM.

Punonjësit sezonal përbëjnë vetëm 10% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në hotele, thonë nga shoqata e hotelierëve.

Ne kërkojmë që atyre punonjësve, që aktualisht po na pengojnë, të përjashtohen me një ligj të ri, ose ndonjë masë në mënyrë që ata të përjashtohen, ata të mos ekzistojnë për nëntorin dhe dhjetorin – u shpreh Filip Mishevski – menaxher i hoteleve në Ohër.

Nga Ministria e Ekonomisë thonë se Ligji për Mbështetjen Financiare për Pagesën e Pagave i përket Ministrisë së Financave, dhe se ata nuk janë kompetentë për këtë masë. Nga Ministria e Financave, përskaj premtimit se do të marrim një përgjigje për këtë problem, vendosën të heshtin duke i shmangur pyetjeve të televizionit Alsat.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button