Ndihmës trajner në Hatayspor: Allahu na ndihmoftë, Hatay është shkatërruar

Gokhan Zan, i cili më parë ka punuar si ndihmës trajner në Hatayspor, është kapur nga tërmeti në qytetin e tij të lindjes Hatay.

Zan, i cili nuk i mbajti dot lotët në transmetimin e tij të drejtpërdrejtë nga llogaria e tij në rrjetet sociale, kërkoi ndihmë nga qytetarët jashtë Hatay.

“Allahu na ndihmoftë. Hatay është shkatërruar. Jemi pa internet, pa ujë, pa ndihmë, s’kemi asgjë. Ju lutemi ejani dhe na ndihmoni”, tha ai./ancnews/

LEXO EDHE:

Back to top button