Ndotja e ajrit në BE vret 1200 fëmijë, paralajmërimi i EEA, Italia më e rrezikuar

Ndotja e ajrit në BE vret 1200 fëmijë, paralajmërimi i EEA, Italia më e rrezikuar

Ndotja e ajrit vret më shumë se 1200 fëmijë dhe adoleshentë në vit në gjithë Europën. Sipas një raporti të publikuar nga Agjensia Europiane e Mjedisit, ndotja e ajrit shton rrezikun për sëmundje të tjera gjatë jetës.

Evropa Qendrore-Lindore dhe Italia janë veçanërisht të prekura rëndë. Ekspozimi ndaj dioksidit të azotit dhe ozonit në afat të shkurtër, dhe grimcave të imta – të njohura edhe si PM 2.5 – në afat të gjatë mund të ndikojë në funksionin dhe zhvillimin e mushkërive të fëmijëve. Kjo mund të çojë në sëmundje të frymëmarrjes dhe kardiovaskulare, duke përfshirë astmën, e cila prek nëntë për qind të të rinjve në Evropë.

Raporti vlerëson se ndotja e ajrit shkakton më shumë se 1200 vdekje të parakohshme në vit në mesin e atyre nën moshën 18 vjeç në 32 vendet anëtare të European Economic Area, të cilat nuk përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar, Zvicrën apo Ukrainën.

Edhe pse ky numër është ende i ulët në krahasim me vdekjet e përgjithshme nga ndotja e ajrit, e cila u vlerësua në 311,000 në vitin 2021, ndikimi i vdekjeve ose sëmundjeve kronike në jetën e hershme konsiderohet më i madh.

Ndonëse janë bërë përmirësime në vitet e fundit, përsëri niveli i ndotjes së ajrit në shumë vende Europiane, mbetet një rrezik, sipas një raporti të OBSH.

LEXO EDHE:

Back to top button