Ndrron jetë Shaban Asani, kontribues i sportit

Lajm pikëllues për sportin vendor dhe futsallin në veçanti, pasi sot nga jeta është ndarë presidenti i klubit “Arben Bajrami”, Shaban Asani (Tabaki). I ndjeri muajve të fundit ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë, prej të cilës nuk arriti ti mbijetojë, dukë ndërruar jetë sot në moshën 48 vjeçare.

Shaban Asani përveç udhëheqjes së klubit të futsallit “Arben Bajrami” ka qenë kontribues i madh për sportin dhe futbollin në vendin tonë. Ai gjithashtu ka organizuar ndër vite turneun memorial për dëshmorët Teli, Arbeni, Ndriçimi, Abazi dhe Pajtimi.

Vdekja e Shaban Asanit ka prekur të gjithë sportdashësit e vendit tonë, me çka shumë klube dhe personalitet të ndryshme të kësaj sfere dhe jashtë saj kanë shprehur ngushëllime për familjen e tij, duke e kujtuar si kontribues të madh të sportit.

LEXO EDHE:

Back to top button