Ndryshimet kushtetuese, Ageler: Funksionarët të veprojnë në interes të qytetarëve

Ndryshimet kushtetuese, Ageler: Funksionarët të veprojnë në interes të qytetarëve

E pyetur për ndryshimet kushtetuese të cilat duhet t’i bëjë Maqedonia e Veriut për të vazhduar rrugën drejt BE-së, ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela P. Aggeler tha se funksionarët duhet të veprojnë sa më parë në interes të qytetarëve.

“E inkurajojmë udhëheqësinë dhe funksionarët e zgjedhur të këtij vendi të veprojnë në interes të qytetarëve të tyre dhe të veprojnë sa më parë, të bëjnë ndryshimet e duhura që do të mundësojnë hapjen e negociatave aderuese drejt BE-së. E dimë se janë vendime të vështira për këtë vend. Qytetarët e këtij vendi tashmë kanë marrë vendime të vështira. Ne do të mbështesim gjithçka që do të iu afrojë drejt BE-së”, tha Angela Ageler, ambasadore e SHBA-së.

LEXO EDHE:

Back to top button