Gazetare: Linda Ebibi Ademi
Ndryshimet e shpeshta të temperaturave brenda ditës, me mëngjese të ftohta dhe pasdite më të ngrohta, krijojnë kushte të favorshme për përhapjen e sëmundjeve respiratorë. Sipas mjekes Sanja Mlladenovska, grupet më të rrezikuara janë fëmijët, veçanërisht ata nën moshën tre vjeç, si dhe personat mbi 60 vjeç, si dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive, zemrës apo sëmundje neurologjike.
“Viruset respiratore janë të llojit që zhvillohen në hundë dhe këto temperatura të larta i përshtaten, pra kur në mëngjes është shumë ftohët, pas dite ngrohët, kjo ndikon në numrin e shpeshtë të fëmijëve që kanë infeksione respiratore”, deklaroi Sanja Cilevska Mlladenovska, mjeke.
Edhe qytetarët thonë se ndryshimi i temperaturave brenda ditës përbën shqetësim shëndetësor për ato.
“Shumë, shumë, shumë. Në çka ju pengon më shumë? Epo… organizmi nuk është i mësuar në kontra temperatura prej të ulëta në të larta”, u shpreh një qytetare.
“Njësoj edhe mua më pengojnë shumë. Për çka më shumë? Për tensionin, më bie tensioni dhe më përkeqësohet gjendja kur është shumë ngrohët, ja sot kush e priste se do të ishte kaq ngrohët”, tha një qytetar.
Në këtë periudhë, qytetarët këshillohet të bëjnë kujdes të shtuar, të shmangin ekspozimin e panevojshëm në ambiente të ftohta apo të mbipopulluara dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast të simptomave të para. Mjekët apelojnë që vetë mjekimi të shmanget, veçanërisht te fëmijët dhe personat e moshuar, pasi mund të çojë në komplikime shtesë. /Alsat.mk








