Ndryshon termini dhe orari i Ligës së Parë në fundjavë

Java e 24-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë do të zhvillohen me një orar më ndryshe nga ai i zakonshmi. Pjesa më e madhe e tyre, gjithsej katër, do të zhvillohen gjatë ditës së shtunë, derisa të dielën është vetëm një ndeshje.

Liderët aktual, Struga Trim Lum do të luajnë të shtunën në Shkup kundër Rabotniçkit, derisa kampionët në fuqi, FC Shkupi do të kenë një transfertë të vështirë në Strumicë përballë Akademia Pandev-it.

Pobeda në Prilep do të mirëpret Sileksin, ndërsa ndeshja tjetër e së shtunës, është ajo ndërmjet Tikveshit dhe Makedonija Gj.P. Te skuadra shkupjane në këtë ndeshje debutimin e tij në pankinë, do ta ketë Goran Simov, i cili pak ditë më parë zëvendësoi strategun shqiptarë, Muharem Bajramin. Ndeshja e vetme e së dielës, është ajo mes Skopjes dhe Shkëndijës. Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 15.00.

LEXO EDHE:

Back to top button