Në Draçevë do të ngritet kryq 63.5 metra

Gazetar: Adnan Qahili

Në qendër të vendbanimit të Draçevës qëndron gurë themeli i simbolit fetar ortodoks. Kryqi 63,5 metra i lartë ka marr dritë jeshile nga Këshilli Komunal i Kisella Vodës dhe që nga marsi kanë nisur punimet, shkruan Alsat.

Qytetarët thonë se objektet fetare janë të fundit që ka nevojë kjo shoqëri. Sipas tyre kjo zonë me rreth 100 mijë banorë ka shumë mungesa që do të ishin plotësuar me ato 150 mijë euro sa ka kushtuar kryqi.

 Më mirë ishte në ndërtohet ndonjë shkollë se me ndreq një kryq. Më mirë do të ishte një shkollë, nuk jam as politikan por jam njeri i thjeshtë por ashtu mendoj”,  Qytetar

Banorët e Draçevës thonë se Poliklinikës i mungojnë gjërat elementare për ekzaminime shëndetësore, ndërkaq janë kundër asaj që paratë të destinohen për monumente dhe lapidare, siç është plani të ndërtohet në qendër të Draçevës kryqi, i cili nuk u mundësua të bëhet para ca vitesh në Butel”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili

 “Rëntgeni nuk punon, para dy vitesh kishte edhe Autoambulancë edhe atë na kanë hequr. Mjek të syve nuk ka, vetëm na premtojnë do të bëhet por asgjë nuk bëjnë. Poliklinika Draçevës është lënë në harresë. Aty shkruan por nuk ka lidhje me poliklinikë, për specialist duhet të shkojmë në qytet, rëntgen në qytet, për të thirr ndihmën e shpejtë duhet të presim 2-3 orë”, Qytetar

 “Mesa e di rëntgeni është djegur dhe nuk punon për shërbimet tjera mirë janë nuk ka problem. Për disa ekzaminime patjetër duhet të shkojmë në Spitalin shtetëror”, Qytetar

 Sipas projektit, për ndërtimin e këtij kryqit, investitor është Kongresi botëror maqedonas i udhëhequr nga Todor Petrov. Ai përmes telefonit na tha se mjetet janë ndarë nga tri kompani private, por që janë proceduar formalisht përmes Kongresit. Sipas Petrovit, asnjë denarë nuk është shpenzuar nga buxheti i shtetit. I njëjti projekt, në 2016-ën është refuzuar të bëhet në Komunën e Butelit pas reagimeve të shumta të qytetarëve, kjo do të thotë se prej 6 vitesh konstruksioni i njëjtë do të instalohet në Draçevë. /Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button