Në Entin e Punësimit në Tetovë mijëra persona presin punësim, ndërsa kompanitë ankohen se nuk kanë punëtorë

Në Entin e Punësimit në Tetovë mijëra persona presin punësim, ndërsa kompanitë ankohen se nuk kanë punëtorë

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Përderisa në njërën anë kompanitë në Tetovë dhe firmat më të vogla po luten për të gjetur punëtorë, madje disa prej tyre marrin punëtorë nga jashtë, në Entin e Punësimit, numri i të papunëve shënon rritje. Për momentin në Tetovë ka rreth 14.000 persona që në mënyrë aktive kërkojnë punë, ndërsa 2000 persona të tjerë janë regjistruar në Entin e Punësimit, por që nuk kërkojnë punë. Interesim më të madh ka për vetë punësim.

Për momentin në Tetovë kemi afër 16 000 të papunë. 14.000 janë aktiv që kërkojnë punë, ndërsa 2000 janë pasiv që nuk kërkojnë punë. Më së shumti që kërkon tregu i punës e ku ka mungesë kuadri, janë profesorët e matematikës, IT, inxhinierë të kimisë dhe të informatikës por edhe drejtime të tjera që ngadalë po hyn si konkurrues në tregun e punës. Qendra e Punësimit në Tetovë ka filluar edhe masat aktive të punësimit, ku e kemi edhe vetë punësimin dhe nga dje ka filluar interesimi me të madhe për vetë punësim”, deklaroi Abdylxhelal Jonuzi, Enti i Punësimit, Tetovë.

Sipas ekspertëve një situatë e tillë kur mijëra persona kërkojnë punë, ndërsa kompanitë ankohen se nuk mund të gjejnë punëtorë ndodh për shkak të politikave të gabuara të punsueshmërisë.

Duhet politikat e punësueshmërisë të ndryshojnë në dy krahët. Si në anën e kërkesës po ashtu edhe të ofertës. Ata që duan në një mënyrë të marrin më të mirët që jo vetëm duan të punojnë por edhe dinë, por edhe ata që nuk dinë po duan, duhet të ri trajnohen që të gjenden sa më mirë, por ama kemi gjithnjë e më shumë raste ku refuzohen ofertat e caktuara. Kur kemi alarmuar para dhjetë vitesh nuk kanë pasur veshë ta dëgjojnë. Sot kompanitë po piskasin se nuk kanë bë presion me kohë”, u shpreh Abdylmenaf Bexheti, profesor.

Sipas një studimi dhjetë vite më parë punësuesmhëria ka qenë 70 për qind në sektorin publik dhe 30 për qind në atë privat, gjë kjo që tani është krejtësisht e kundërta, pra 70 për qind ka kaluar në sektorin privat dhe vetëm 30 për qind, punësohen në sektorin publik apo shtetëror. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button