fbpx

Në Klinikën Zhan Mitrev janë bërë 230 000 ekzaminime dhe 10 500 operacione


Kemi operuar 178 pacientë me anomali të lindura të zemrës, nga të cilët 75 ishin foshnja dhe fëmijë të vegjël. 25 prej tyre vendosëm me intervenim të vendosjes së pajisjeve të ndryshme, ndërsa 50 fëmijë ishin operuar me ndërhyrje kirurgjike. Këtë e nisëm si program rutinë, nga shtatori këtë vit, dhe për këto 3 muaj kemi intervenuar te këto 50 fëmijë. Nuk kishte rezultat të papritur, nuk kishte vdekshmëri, dhe të gjithë ata fëmijë janë lëshuar në shtëpi. Më duhet të theksoj se i operuam rastet më të vështira dhe më komplekse, siç janë transpozicionet, apo unifokalizimi i degëve pulmonale me artrezion të arteries pulmonale, siç është “double outlet right ventricle”, siç janë “Fallot Tetralogjia”, pacientë që kanë qenë njëherë të operuar, edhe dy here të operuar në disa qendra jashtë vendit, ashtu që ne me këtë, të gjithë pacientët e paraparë për të shkuar jashtë vendit, i kemi operuar për këto tre muaj. Mund të them lirshëm, se jemi një ndër spitalet më të mira në botë dhe Maqedonia ka me çfarë të krenohet

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button