Në makinë pa rrip sigurimi, gjobitet kryeministri britanik

Në makinë pa rrip sigurimi, gjobitet kryeministri britanik

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ështe gjobitur për shkak se është filmuar duke mos mbajtur rripin e sigurimit teksa ishte pasagjer në një makinë, raporton BBC. Sunak publikoi një video në rrjete sociale, ku shihej brenda makinës së tij por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mungesa e rripit të sigurimit.

Një zëdhënës tha se “kryeministri e pranon plotësisht se ky ishte një gabim dhe ka kërkuar falje. Sigurisht që ai do të respektojë dënimin e caktuar.” Kjo është hera e dytë që Sunak gjobitet në 12 muajt e fundit pasi ai u ndëshkua nga policia angleze për pjesëmarrje në një festë në Doëning Street gjatë izolimit.

Pasagjerët që kapen pa vendosur rripin e sigurimit mund të gjobiten deri në 100 paund, ndërkohë që shuma e penalitetit mund të 5-fishohet në rast se çështja shkon në gjykatë. Sunak është bërë kryeministri i dytë në historinë e Britanisë, dhe në 12 muajt e fundit, që gjobitet nga policia pasi u kritikua për mosvënien e rripit të sigurimit.

LEXO EDHE:

Back to top button