Në mes të luftës, Zelensky dhe Putin urojnë Ditën e Grave

Në mes të luftës, Zelensky dhe Putin urojnë Ditën e Grave

Liderët e Rusisë dhe Ukrainës kanë lëshuar deklarata për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Grave të mërkurën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ai rus, Vladimir Putin iu kanë drejtuar drejtpërsëdrejti grave të përfshira në konflikt.

Putin tha se dëshiron të nderojë gratë ruse, të cilat kanë zgjedhur “misionin më të lartë, mbrojtjen e atdheut”, shkruan BBC.

Kurse, Zelensky tha se është “e rëndësishme që të shpreh mirënjohje sot” ndaj grave, të cilat luftojnë për Ukrainën dhe kanë dhënë jetën e tyre për vendin.

Presidenti ukrainas gjithashtu shprehi mirënjohje për gratë në jetën e tij, si gruan dhe nënën e tij, dhe për ato me të cilat punon. Gjithashtu ai theksoi rëndësinë e barazisë gjinore në vendin e punës.
“Është shume e rëndësishme që të jemi të barabartë si kolegë”, tha Zelensky.

LEXO EDHE:

Back to top button