Në rrënojat e Pompeit gjenden afreske të ‘Luftës së Trojës’
Në rrënojat e Pompeit gjenden afreske të 'Luftës së Trojës'
Në qytetin antik të Pompeit, i cili ruhej nën një “batanije” hiri dhe tymi nga shpërthimi i vullkanit të Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit, arkeologët kanë zbuluar një dhomë banketi të zbukuruar me afreske të bukura të personazheve mitologjikë të frymëzuar nga Lufta e Trojës. “Kjo dhomë siguronte një mjedis të rafinuar për argëtim gjatë momenteve të këndshme, qofshin bankete apo dhe biseda” – thuhet në një deklaratë të Parkut arkeologjik të Pompeit.
Muret e dhomës ishin lyer me ngjyrë të zezë për të mos parë tymin nga llambat e naftës, shpjegoi Gabriel Zuchtriegel, drejtori i parkut arkeologjik të Pompeit.
[Pompei, un salone con decorazioni che illustrano la guerra di Troia]
“Njerëzit takoheshin për të ngrënë pas perëndimit të diellit. Drita vezulluese e llambave kishte efektin që imazhet të dukeshin në lëvizje, veçanërisht pas disa gotave verë të mirë” – tha ai. Dhoma, me afresket dhe mozaikët e saj, ishte pjesë e “një stili elegant jetese” të pronarëve të saj të lashtë.
Sophie Hay, arkeologe e parkut, tha se kur filloi gërmimi i dhomës në fund të vitit të kaluar, “pikturat e mrekullueshme murale filluan të shfaqen shumë më vonë”. Gërmimi i zonës është “tepër i rëndësishëm” dhe ofron “një histori më të plotë” jo vetëm të shkatërrimit të qytetit, por edhe të jetëve dhe vdekjeve të disa prej banorëve të tij, tha ajo. “Zbulimi i dhomës së zezë të destinuar për argëtim tregon pamjen se si pompeianët e pasur e mbanin veten në shoqëri.
[Scoperto a Pompei un salone con affreschi sulla guerra di Troia | Euronews]Vendi në Pompei përmban më shumë se 13 mijë dhoma në 1 070 njësi banimi, thotë parku, përveç hapësirave publike dhe të shenjta. Sipas UNESCO-s, e cila e rendit atë si një vend të Trashëgimisë Botërore, Pompei është “i vetmi vend arkeologjik në botë që ofron një pamje të plotë të një qyteti të lashtë romak”.
Pikturat e zbuluara kohët e fundit përfshinin referenca për figura nga lufta legjendare e Trojës midis grekëve të hershëm dhe popullit të Trojës në Anatolinë Perëndimore rreth shekullit të 12-të ose 13-të p.e.s., e cila është paraqitur në veprat e lashta greke si Iliada dhe Odisea e Homerit, si dhe në letërsinë romake.
[A Pompei il racconto della guerra di Troia |]
Veprat e artit të zbuluara së fundmi përfshijnë një përshkrim të Helenës së Trojës dhe Parisit, djalit të mbretit trojan, i cili identifikohet në një mbishkrim me emrin e tij grek, Alexandros. Imazhet tregojnë gjithashtu Kasandrën, një figurë nga mitologjia greke që mund të parashikonte të ardhmen, dhe perëndinë Apollon, i cili e mallkoi atë dhe e la të paaftë për të parandaluar pushtimin e Trojës. Pikturat e figurave mitologjike shpesh zbukuronin dhomat e ndenjes dhe ngrënies së shtëpive romake, ku ata argëtonin mysafirët.
[Meraviglia a Pompei: ritrovata una Casa Decorata con soggetti ispirati alla Guerra di Troia | Napoli da Vivere]
Dhoma e zbuluar ishte rreth 49 metra e gjatë dhe 20 këmbë e gjerë, dhe hapej në një oborr me një shkallë në katin e parë. Materialet e ndërtimit ruheshin nën harqe poshtë shkallëve, ku u gjetën vizatime me qymyr të “dy palë gladiatorësh dhe atë që duket të jetë një falus i madh i stilizuar”. Dhoma e banketit u zbulua si pjesë e punimeve të gërmimit në vazhdim në zonën e Regio IX të zonës dhe një projekti më i gjerë për të mbështetur perimetrin midis pjesëve të gërmuara dhe të pagërmuara. Ajo është në të njëjtën zonë me dy shtëpi të ndërlidhura dhe një shtëpi me një furrë buke që tashmë janë gërmuar.
“Pompei është me të vërtetë një thesar që nuk pushon së na befasuar dhe mahnitur, sepse, sa herë që gërmojmë, gjejmë diçka të bukur dhe domethënëse”, – tha ministria italiane e Kulturës. Zbulime të tjera të kohëve të fundit në Pompei janë një furrë buke burgu ku punëtorët dhe gomarët mbaheshin së bashku, dhe një afresk që duket se tregon një pararendës të lashtë të picës. Një e treta e zonës brenda mureve të qytetit nuk është gërmuar ende.