Në Serbi fillon viti shkollor, nxënësit me maska

epa08637262 Sanitized chairs and desks stand in a classroom at the Dusko Radovic elementary school in Belgrade, Serbia, 31 August 2020. Schools are officially opening the new school year, complying with health protocols due to the coronavirus pandemic, including a limited number of students, social distancing, and wearing protective face masks. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC


Për nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme në Serbi, sot fillon viti i ri shkollor, i cili organizohet nën kushte të veçanta për shkak të gjendjes epidemiologjike, me më pak nxënës në klasa dhe respektim të masave të rekomanduara për luftë kundër përhapjes së Kovid-19.

Siç deklaroi paraprakisht ministri i Arsimit, Mlladen Shefçeviq, për shkak të zbatimit të masave në shkolla kujdestaritë janë përforcuar, nxënësit do të duhet të mbajnë maska dhe distancë, ndërsa klasat më shpesh të dezinfektohen.

Duke theksuar se 97% e prindërve në Serbi janë shprehur që fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë, Shefçeviq sqaroi se në 38% të shkollave në Serbi, para se gjithash shkollat më të vogla rurale dhe të pakicave, nuk do të ketë nevojë klasat të ndahen në grupe deri në 15 nxënës me qëllim të zbatimit të masave epidemiologjike.

Mësimi në shkollat në Serbi ishte ndërprerë kah mesi i marsit kur ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Në të njëjtën kohë, Unioni i sindikatave të mësimdhënësve në Serbi sot kumtoi se përfaqësuesit e asaj sindikate konsiderojnë se shkuarja në shkollë është përshpejtuar dhe është e pasigurt, si për mësimdhënësit, ashtu edhe për nxënësit.

LEXO EDHE:

Back to top button