Në shitje, fortesa e Luftës së Dytë Botërore

Në shitje, fortesa e Luftës së Dytë Botërore

Një fortesë e Luftës së Dytë Botërore, është privatizuar dhe nxjerrë në shitje nga qeveria britanike për vetëm 60 mijë dollarë.

E vendosur në grykëderdhjen e lumenjve Ouse dhe Trent në verilindje të Anglisë, ishulli prej betoni është ndërtuar në vitet 1915-1919, por u përdor gjerësisht vetëm në Luftën e Dytë Botërore.

Ajo ka një shtresë mbrojtëse 30 centimetra të trashë, si dhe një bazë armatimesh të rënda me një garnizon me kapacitet për 200 ushtarë. Por armët dhe municionet nuk do të mund t’i gjeni më aty, pasi janë hequr nga qeveria në vitin 1956. Godina lundruese është e ndarë në tre kate, njëri prej të cilëve nën nivelin e detit.

Gjithashtu ka një kullë vrojtimi dhe një ballkon. Ndërsa uji i pijshëm sigurohet përmes një pusi të ndërtuar në mënyrë artizanale.

 

LEXO EDHE:

Back to top button