Në Shkup janë sanksionuar 157 shoferë, 44 për shpejtësi tej normave të lejuara

Në Shkup janë sanksionuar 157 shoferë, 44 për shpejtësi tej normave të lejuara

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (21.01.2023) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 157 masa, nga të cilat 44 sanksione për ngasje mbi shpejtësi të lejuar, 18 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 11 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur katër masa për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe), pesë sanksione për përdorimin e celularit…

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

 

LEXO EDHE:

Back to top button