Në Tetovë u ekspozuan vetura të vjetra të njohura si Oldtimer

Në Tetovë u ekspozuan vetura të vjetra të njohura si Oldtimer

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Që me mëngjes herët sheshi Iliria në Tetovë, u mbush me makina të vjetra.

Përveç nga vendi, makina të vjetra apo të njohura si “Old Timer”, sollën edhe individë por edhe klube nga Kosova.

“Ideja që lindi që ne këtë manifestim ta mbajmë sot në Qytetin e Tetovës ka të bëj me atë se ne posedojmë vetura retro të vjetra trashëgimi prej prindërve dhe kemi marrë pjesë në shumë vende në tubime. Nga këtu lindi ideja që si tetovar ta kemi klubin tonë”, tha Ismail Zejneli, organizator.

Makina më e vjetër e ekspozuar sot për herë të parë në Maqedoni, ishte Fiat Balilla, e cila edhe pse ishte e vitit 1932, ishte në gjendje të mirë.

“I pari pronar është nga Reka. Kjo makinë është shfrytëzuar në vitin 1961 për incizimin e filmit Vera e Qetë që është edhe komedia e parë e vendit. Makinën e bleva në 2021 por nuk ishte në gjendje vozitjeje por vetëm si eksponat. Herën e fundit është vozit në vitet e tetëdhjeta dhe nga atëherë sivjet makina është kthyer në gjendje vozitje me ndihmën e Zoti Aces nga Kumanova”, u shpreh Stefan Gjorçev, pronar veture.

Fshati Siniçan i Tetovës ka shumë kolekcionues të makinave të vjetra. Nazmiu, dhe Naseri ishin dy nga shumë të rinjtë koleksionues të makinave të vjetra, që ekspozuan Ladën Ruse por edhe Bubën e famshme gjermane.

“Është Lada e Rusisë viti 1979. Ka dy muaj që e kam blerë. Mjafton vullneti ti duash makinat e vjetra dhe ia arrin. Kjo më ka tërheq më shumë e pëlqyem më shumë”, deklaroi Naser Ismaili, pronar veture.

“Është volksëagen BUBA, viti 1972, 52 vjeçe 2000 kubik prodhim gjerman. Është e tëra me pjesët e veta vetëm motori është korrigjuar, tjera gjëra s’ka nevojë. Këtë makinë e kam tash e tre vjet dhe besoj do e mbaj”, u shpreh Nazmi Ibishi, pronar veture.

Kjo ekspozitë që pritet të bëhet tradicionale përfundoi me shumë vizitor por edhe klube të vendit dhe Kosovës, që ekspozuan makinat e tyre. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button