Nejmar firmos me PSZH-në deri 2025

Braziliani Nejmar ka firmosur kontratën e re me skuadrën e Paris Sen Zhermenit, me të cilin do të qëndrojë në Paris deri në vitin 2025. Me zgjatjen e kontratës së re, Nejmar do të përfitojë 30 mln euro në një sezon dhe do të ketë bonus shtesë, në rast se në 5 vitet e ardhshme, PSZH triumfon në Ligën e Kampionëve.

“Jam shumë i lumtur në Paris. Është një nder i vërtetë të jesh pjesë e këtij grupi, të punosh me këta lojtarë, këtë trajner të shkëlqyeshëm dhe të jesh pjesë e historisë së këtij klubi. Këto janë gjëra që më bëjnë të besoj edhe më shumë në këtë projekt të shkëlqyeshëm. Për katër vjet kam ndryshuar shumë, kam mësuar shumë. Kanë ndodhur edhe gjëra që nuk duhet të kishin ndodhur. Ne patëm disa momente të trishtueshme, por evolucioni brenda klubit ka qenë i shkëlqyeshëm. Jam i lumtur, jam krenar që jam pjesë e historisë së PSG-së. Për fund ai tha disa fjalë për pandeminë, duke shpresuar që ajo të marrë fund së shpejti. “Shpresoj që pandemia të marrë fund së shpejti, që tifozët të kthehen në stadium për të na mbështetur dhe për të na inkurajuar edhe më shumë,” tha mes tjerash Nejmar.

 

Braziliani Nejmar erdhi te skuadra franceze nga Barcelona në vitin 2017 për 222 mln euro dhe deri më tani ka zhvilluar 112 ndeshje për PSZH-në, duke shënuar 85 gola. Kujtojmëë se Nejmar me skuadrën e PSZH-së ka arkëtuar 10 trofe, prej të cilave 3 janë në Ligën e Parë të Francës, por ende i mungon titulli nga Liga e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button