Nëndetësja luksoze është një “lodër” e re për të pasurit

Nëndetësja luksoze është një “lodër” e re për të pasurit

Kompania U-Boat Worx ka prezantuar një nëndetëse të re. Bëhet fjalë për modelin UWEP, Under Water Entertainment Platform, që është 35 metra e gjatë, 7.62 e gjerë dhe 7 metra e lartë. Hapësira prej 150 metrash katrorë është ideale për festa, dasma apo çdo lloj eventi tjetër.

Nëndetësja mund të akomodojë deri në 120 të ftuar. UWEP përdor tetë motorë dhe bateri me kapacitet 1.2 mWh. Ato ofrojnë autonomi deri në 18 orë, me një shpejtësi maksimale prej 4.6 km/h nën ujë. Nëndetësja ka 14 dritare të mëdha akrilike (4,5 metra në diametër).

Në rast rreziku, furnizimi me energji rezervë ruan sistemet më të rëndësishme për 96 orë, derisa të arrijë ndihma, raporton Gizmodo. Ka gjithashtu dhe ndriçim me intensitet të lartë, në mënyrë që të ftuarit të mund të njohin botën në një thellësi prej 200 metrash.

LEXO EDHE:

Back to top button