Nënkampioni i jep një leksion Los Anxhelos Lejkersit

Skuadra e Feniksit mbetet skuadra më e mirë këtë sezon në NBA, duke qenë ekipi i vetëm që ka kaluar kuotën e 50 fitoreve dhe i vetmi i kualifikuar në play off. Në sfidën e fundit Suns mundën Los Anxhelos Lejkersin me rezultat 140-111, në një takim të dominuar gjatë gjithë kohës. Buker me 30 pikë e 10 asist ishte më i mirë te skuadra e Feniksit, ndërsa në krahun tjetër, LeBron Xhejms realizoi 31 pikë.

Fiton edhe Bruklin Nets, që mundi 110-107 Nju Jorkun, ku u dallua Kevin Durant, autor i 53 pikëve. Fitore në kohën shtesë regjistroi Filadelfia, që mundi 116-114 Orlandon. Embiid realizoi 35 pikë, mbështetur nga Harden e Herris me nga 26 pikë, secili.

Skuadra e Dallasit, falë 26 pikëve të Luka Donçiçit, mundi 95-92 Bostonin, ndërsa Memfisi triumfoi 125-118 ndaj Oklahomës, ku 45 pikë erdhën nga lojtarët e stolit për miqtë.

LEXO EDHE:

Back to top button