Nëse Brazili shpallet kampion, Riçarlison me pamjet e flokut si Ronaldo

Sulmuesi i Brazilit, Riçarlison, i ka premtuar Ronaldos se do të bëjë prerjen e tij të përfolur nëse “kariokët” arrijnë të fitojnë titullin e Botërorit të vitit 2022.

Ish-sulmuesi i Brazilit kishte një prerje flokësh në formë trekëndore në Kupën e Botës të vitit 2002.

 

“Kemi ende tre ndeshje për të përfunduar. Riçarlison duhet të më mësojë se si të kërcej në ritmin e “valles së pëllumbave”. Madje e ka mësuar Tite”, ka thënë Ronaldo i famshëm, i njohur si “Fenomeni”.

 

Riçarlison, i cili e pa pas ndeshjes, i premtoi atij se nëse Brazili fitonte titullin, ai do të kishte një prerje flokësh si Ronaldo në 2022.

 

“Unë patjetër do t’i bëj flokët. Mirëpo pas fitimit të titullit, të gjashtë… Le të mos u japim pushim atyre që na urrejtënë”, tha Riçarlison.

LEXO EDHE:

Back to top button