Nëse jeni duke zgjedhur një emër për fëmijën tuaj, sigurohuni që t’i kushtoni vëmendje këtyre detajeve

Nëse jeni duke zgjedhur një emër për fëmijën tuaj, sigurohuni që t’i kushtoni vëmendje këtyre detajeve

Shumë prindër presin momentin e fundit që të zgjedhin emrin e duhur për beben e tyre me dëshirën që ai emër të jetë më i miri. Mirëpo, para vendimit përfundimtar patjetër bëni vetes këto pyetje.

Nëse zgjidhni emra të cilët janë në trend, rekomandohet që të shmangni emra të shkruar çuditshëm, shenja pikësimi të cilat nuk kanë qëllim, referenca për pop-kulturën e të ngjashme, theksojnë ekspertët.

Gjeni frymëzim brenda trungut tuaj familjar. Pyesni për historinë familjare, sepse aty mbase fshihet emri i cili do t’ju pëlqejë, transmeton Telegrafi.

Ekziston diçka posaçërisht në zgjedhjen e emrave të cilët jo vetëm që i doni por kanë edhe rëndësi të madhe për familjen tuaj.

Kujtohuni që emrat tradicionalë nuk është e thënë që patjetër të jenë të padëshiruar në shoqërinë moderne. Shumica e tyre pothuajse janë harruar, por tingëllojnë origjinalë në krahasim me ata që aktualisht janë të popullarizuar.

Patjetër studioni hollësisht kuptimin e emrit, sepse nuk dëshironi që ai të jetë negativ dhe kontradiktor. Po qe se, megjithatë zgjidhni emrin i cili ju pëlqen aq shumë sa që injoroni kuptimin, jini të gatshëm për pyetjet nga personat që ndodhen në rrethin tuaj.

Bisedoni rreth nofkave potenciale me partnerin dhe anëtarët e familjes në mënyrë që të jeni të sigurt që nuk ekziston ndonjë version ofendues i emrit të cilin mbase e keni anashkaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button