Nëse nuk arrijmë Ligën e Kampionëve, largohem menjëherë

Mesfushori francez Adrien Rabiot, kontrata e të cilit me Juventusin, skadon në fund të këtij sezoni, i ka dërguar një mesazh të qartë klubit. Nëse ekipi nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, nuk do të qëndrojë më në Torino.

Këtë gjë e konfirmoi vetë mesfushori 27-vjeçar për mediat, ndërkohë që humbja 1-0 ndaj Romës ka larguar edhe më shumë “bardhezinjtë” nga zona e Ligës së Kampionëve. Penalizimi me 15 pikë e ndërlikon arritjen e këtij objektivi, ndaj Rabiot po sheh mundësinë e largimit.

“Sigurisht që Ligën e Kampionëve është një kompeticion i rëndësishëm për mua, pasi dua të luaj në nivele të larta. Mund të kualifikohemi përmes kampionatit apo nëse fitojmë Liga Europa, por nuk ka asgjë të sigurt. Gjithsesi, pa Ligën e Kampionëve nuk besoj se do të qëndroj këtu, pasi është i rëndësishëm për karrierën time”, tha Rabiot, që mbyll sezonin e katërt me Juventusin.

LEXO EDHE:

Back to top button