Nga ​LDK-ja thonë se kanë listën më të mirë në këto zgjedhje

Pak para se të përfundojë afati për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovë ka dorëzuar ato, duke u zotuar se do të dalin fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit. Sekretari i kësaj partie, Arban Abrashi tha para mediave se kjo listë është më e mira, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

- Advertisment -

“LDK në kuadër të orarit ka dorëzuar sot edhe listën. Që besoj që është lista më e mirë në këtë garë zgjedhore. Lista e cila udhëhiqet nga kryeministri aktual dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Avdillah Hoti. Dhe besoj që do të jetë një garë, sado që është një garë të them e ashpër LDK do të del fituese në këto zgjedhje “, tha ai.

Ai nuk ka treguar për dhjetëshen e parë të kësaj liste me kandidatë për deputetë, veç se tha se presin procesin e verifikimit të këtyre kandidatëve.

LEXO EDHE:

Back to top button