Nga muaji gusht, akoma nuk është zgjedhur Avokati i Shtetit

Nga muaji gusht, akoma nuk është zgjedhur Avokati i Shtetit

Gazetar: Adrian Kerimi

Qeveria që nga 23 gushti i këtij viti kur ka shpallur konkursin për Avokat Shteti akoma nuk ka arritur ta zgjedh të njëjtin. Ndonëse afati për paraqitje ka përfunduar më 12 shtator dhe janë paraqitur disa kandidatë, nga organi ekzekutiv thonë se në momentin që do të bëhet përzgjidhja e kandidatit, opinioni do të njoftohet në kohë. Jo zyrtarisht mësohet se çështja ka ngelur tek Komisioni kadrovik në kuadër të Qeverisë, i cili nuk e ka dërguar në seancë emrin që plotëson kriteret e parapara në konkurs. Në disa përgjigje të gazetarëve nga Qeveria kanë njoftuar se nuk mund t’i kumtojnë emrat e kandidatëve për avokat për shkak se nuk duan të ndikojnë në imazhin e tyre.

“Qeveria ka shpallur konkurs për Avokat të Shtetit dhe procedura është në vijim e sipër. Kurdo që do të vendoset, opinioni do të njoftohet”, Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në ditën kur Qeveria mori vendim për hapjen e konkursit, Avokati i Shtetit që ishte në funksion deri në atë ditë, Fehmi Stafa dha dorëheqjen. Edhe pse Stafa e paraqiti veprimin si dorëheqje, Qeveria njoftoi se i njëjti është shkarkuar mbi bazën e veprimeve jo profesionale dhe me propozim të komisionit përkatës. Në rrethana jo zyrtare mësohet se Stafa edhe njëherë ndodhet në garë për Avokat Shteti edhe pse një gjë e tillë nuk është konfirmuar as nga vetë Stafa dhe as nga Qeveria.

“Me propozim të Komisionit për çështje kadrovike, Qeveria shkarkoi Fehmi Stafën nga pozita e Avokatit të Shtetit dhe mori vendim për përpilimin e konkursit të ri për Avokat të Shtetit” – Vendimet e Qeverisë nga mbledhja e 72.

Stafa në cilësinë e Avokatit të Shtetit kishte dorëzuar kallëzime penale kundër Ajros dhe Bubevskit me

pretendimet se kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin e procedurës penale në rastin e Sead Koçan, përkatësisht kishin propozuar konfiskimin e pasurisë e cila ndodhej nën masën e përkohshme. Prokuroria Publike nuk kishte ndërmarr hapa në këtë drejtim për shkak se vendimin për të vendosur si garanci pasurinë e cila ndodhej nën masën e përkohshme ishte i gjykatës dhe organi akuzës në procedurë gjyqësorë nuk gëzon të drejtën e verdiktit./Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button