Nga nëntori ndalohen tifozët edhe në Gjermani

Agjencia e lajmeve “DPA” në Gjermani bëri të ditur se rritja e masave për të evituar përhapjen e “COVID-19” do të përfshijë edhe mbylljen e stadiumeve për tifozët, pasi mendohet se mund të kthehen në vatra infeksioni, edhe pse tashmë lejohet vetëm një numër i vogël i tyre në impiantet sportive.

Qeveria gjermane ka vendosur që të ashpërsojë masat tani për të ndalur një valë të fortë infeksioni në vend, me kancelaren Merkel e cila deklaroi se kjo do të lejonte që  për pushimet e fundvitit, njerëzit të ishin më të lirshëm në lëvizjet e tyre. Deri tani, Liga Gjermane kishte arritur të siguronte praninë e deri më 20% të tifozëve në stadium, edhe pse disa klube, mes të cilave Bajern Mynih, kishin vendosur që të mos e shfrytëzonin këtë mundësi.

LEXO EDHE:

Back to top button