Nga ora 9:00 deri në orën 14:00, regjim i posaçëm i trafikut në Shkup

Për shkak të manifestimit “Velo Fiesta, Ministria e Punëve të Brendshme, njofton se sot nga ora 09:00 deri në orën 14:00 do të ketë ndryshim të qarkullimit në rrugën “Dimitrie Çupovski” në pjesën e udhëkryqit me rr. “Dame Gruev” deri te udhëkryqi me rr. “11 tetori” në Shkup.

“Departamenti i Sigurisë të Drejtimit Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të qarkullimit në rrugët e përmendura, ndërsa qarkullimi do të kryhet nëpër rrugët përreth”, njofton MPB-ja.

MPB apelon të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit policor ku do të zhvillohet ngjarja me qëllim të zhvillimit të trafikut në mënyrë të sigurt dhe të papenguar.

LEXO EDHE:

Back to top button