Nga Spanja janë të sigurtë: Sulmuesi largohet nga Juventusi

Raportimet e fundit nga Spanja e bëjnë fakt të kryer se Kieza mund të largohet nga Juventusi, nëse nuk arrihet marrëveshja për rinovimin e kontratës, e cila skadon në verën e vitit 2025.

Futbollisti në fjalë është në radarët e gjigantëve anglezë si Liverpuli, Mançester Junajtedi, Njukasëlli dhe Totenhemi. Ndërkohë 50 milionë euro mund të tundojë “Zonjën e Vjetër”, nëse nuk gjendet gjuha e përbashkët rreth vijimësisë në “Allianz Stadium”.

Deri në këtë pikë të sezonit, Frederiko Kieza regjistron 4 gola dhe 1 asist në harkun e 9 prezencave. Lëndimet mbeten një pikë delikate në ecurinë e futbollistit italian.

LEXO EDHE:

Back to top button