Ngjashmëri e jashtëzakonshme, nipi i ngjan shumë bokserit legjendar

Deri para pak kohësh, audienca njihte vetëm dy nipër të Muhammed Ali. Të dy janë të rritur dhe të dy merren me sporte luftarake. Emrat e tyre janë Niko dhe Baxhio Ali. I pari është një boksier profesionist dhe i dyti është një luftëtar i MMA.

Asnjëri prej tyre ende nuk ka shumë sukses, por sapo e kanë nisur karrierën e tyre. Dy nipërit ngjajnë më shumë nga babai i tyre, ndaj nuk kanë marrë shumë tipare nga legjenda e boksit. Ngjashmëri e jashtëzakonshme, nipi i Muhammed Ali është “binjaku” i legjendës së boksit. Megjithatë, vajza e Muhammed Ali, Laila Ali ka shpërndarë një foto të djalit të saj, Kurtis Muhammad Konuej Jr.

Ai është gjithashtu djali i ish-lojtarit të NFL (futboll amerikan), Kurtis Konuej. Në foto shfaqet Laila me Kurtis Jr dhe tregon se djali i saj, nipi i legjendës së boksit, ka ngjashmëri të madhe me Muhamed Ali. Ai është vetëm 14 vjeç, ende nuk dihet nëse do të jetë sportist apo do të vendosë të bëjë diçka tjetër. Djaloshi ka pamjen e gjyshit të tij dhe legjenda Ali ndodhet në parajsë duke buzëqeshur për të.

Fansat kanë parë këtë foto të nipit të ish-boksierit të ndjerë, dhe janë mahnitur nga ngjashmëria e tyre. Ata nuk kanë kursyer komente pozitive, ku madje ata kanë shpresuar që dhe djaloshi të ndjekë hapat e gjyshit të tij në sportin e boksit./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button