Nikolloski: Për herë të parë në histori nuk ka komunikim ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së

Nënkryetari i opozitës VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikolloski, në paraqitjen e tij në emisionin “360 gradë” në Alsat tha se komunikimi mes partisë që përfaqëson dhe LSDM-në për herë të parë në historinë e Maqedonisë nuk ka komunikim të ndërsjellë.

“Vetë kryeministri i ri ka thënë se dëshiron komunikim me VMRO-DPMNE-në dhe ka qenë ai që ka thënë në publik se do të ofrojë një takim liderësh. Ta dijë publiku, që atëherë nuk ka pasur asnjë komunikim. Kjo është hera e parë në historinë e Maqedonisë që LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk kanë komunikim. As zyrtarisht e as jozyrtarisht”, thotë Nikolloski. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button