Nipi i krahut të djathtë të ministrit rus të Mbrojtjes vritet në Ukrainë

Nipi i Sergei Shoigu, i cili është krahu i djathtë i ministrit rus i Mbrojtjes, është vrarë në luftën e Ukrainës.

Adam Khamkhoyev, 30-vjeç, komandant i njësisë parashutiste u vra të premten në mbrëmje në Ukrainë, dhe pas disa ditësh u varros në provincën jugore të Ingushetisë në Rusi.

Daja i tij, 58 vjeçi, gjeneral-kolonel Yunus-Bek Yevkurov, zëvendësi i ministrit të mbrojtjes ruse, gjithashtu mori pjesë në funeral, por jo me veshje ushtarake.

Vdekja e Khamkhoyev do të thotë se ai është familjari i parë i ndonjë zyrtari të lartë nga administrata e Putinit, që është vrarë në agresionin Rus ndaj Ukrainës.

LEXO EDHE:

Back to top button