Nis Botërori i hendbollit për kadete në Shkup

Qyteti i Shkupit, nga sot e deri më 10 gusht, do të jetë nikoqir i Botërorit të hendbollit për kadete, e cila do të zhvillohet në palestrat sportive “Jane Sandanski” dhe “Boris Trajkovski”.

Është Botërori i parë të moshave të reja, ku marrin pjesë 32 kombëtare, ndërsa kampione aktuale është Rusia, e cila nuk do të merr pjesë për shkak të sanksioneve nga IHF dhe EHF, pas konfliktit ushtarak në Ukrainë.

Tetë kombëtare do të debutojnë në këtë Botëror: Algjeria, Ishujt Faroe, Guinea, Islanda, India, Irani, Senegali dhe Zvicra.

Kombëtarja e Maqedonisë do të jetë në Grupin B, së bashku me kombëtaret e Iranit, Senegalit dhe Uzbekistanit, ku kadetet e Maqedonisë, shihen si favorite për vendin e parë në këtë grup.

LEXO EDHE:

Back to top button