Nis hetimi, numri 4 në botë nën akuza për dhunë në familje

Federata Ndërkombëtare e Tenisit ka nisur një hetim në lidhje me akuzat që Olga Sharypova, ish e fejuara e tenistit gjerman Aleksander Zverev, qw ka ngritur kundwr këtij të fundit për dhunë në familje. Sharypova ka deklaruar se është dhunuar disa herë nga Zverev, aktualisht numri 4 në botë.

 

Në veçanti ajo përmend ngjarjet, sipas saj të rënda, që kanë ndodhur gjatë turneut Masters të Shanghai, në nëntor të vitit 2019.

“ATP dënon tërësisht çdo lloj forme abuzimi apo dhunë dhe do të hetojë në lidhje me këto akuza, për një sjellje të pahijshme të një tenisti gjatë një turne”, thuhet në deklaratën e ATP-së.

Ndërsa vetë Aleksandar Zverev ka hjedhur poshtë çdo akuzë.

“Kisha muaj që kërkoja që të niste ky hetim, për të hequr baltën që po hidhet ndaj meje,” ka thwnw mes tjerash Zverev.

 

Ndërkohë Sharypova deklaroi se gjatë atij turneu në Kinë është goditur dhe kapur për fyti nga Zverev, pas një debate që çifti kishte patur në dhomën e hotelit.

LEXO EDHE:

Back to top button