Nis Liga e Kampionëve me sfida të zjarrta

Edicioni i ri i Ligës së Kampionëve 2020/21 fillon sonte me disa ndeshje nxitëse. Për shkak të pandemisë dhe rrethanave të krijuara, edicioni i sivjetëm ka nisur me vonesë, ndërsa vëmendja kryesore sonte do të jetë në stadiumet në ‘Parkun e Princërve” dhe ‘Stemford Brixh’, aty ku luhen dy sfida tejet interesante.

Paris Sen-Zhermain pret Man. Junajtedin në kuadër të Grupit H, kurse Çellsi është nikoqire e Seviljës në Grupin E. Të tjera takimet për të mos u humbur është ai mes Dinamo Kiev dhe Juventusit nga ora 18:55, kurse Barcelona luan në shtëpi me ekipin modest hungarez Ferencvaros.

Liga e Kampionëve  – E, F, G dhe H

18.55     Dinamo Kiev – Juventus

18.55     Zenit – Klub Brizh

21.00     Barcelona – Ferencvaroshi

21.00     Çellsi – Sevilja

21.00     Lacio – Borusia Dortmund

21.00     PSZH – Mançester JUnajted

21.00     Lajpcigu – Bashakshehir

21.00     Ren – Krasnodar

LEXO EDHE:

Back to top button