Nis shitja e biletave edhe në Prishtinë për ndeshjen Ballkani-Shkupi

Nis shitja e biletave edhe në Prishtinë për ndeshjen Ballkani-Shkupi

Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e Ligës së Konferencës ndërmjet Ballkanit dhe Shkupit edhe në Prishtinë.

Në qytetin e Suharekës biletat janë në shitje që nga dita e hënë. Çmimet për tribunën perëndimorë janë 3 euro, tribunat tjera nga 1 euro, kurse tribuna VIP 10 euro.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshjen e parë të zhvilluar javën e kaluar në Shkup Ballkani e ka fituar me rezultat 2-1.

LEXO EDHE:

Back to top button