Një avion i vogël me tre pasagjerë është rrëzuar në Slloveni, sipas informacioneve fillestare nuk ka të mbijetuar

Një avion i vogël me tre pasagjerë është rrëzuar në Slloveni, sipas informacioneve fillestare nuk ka të mbijetuar

Një aeroplan i vogël me tre pasagjerë është rrëzuar sot pranë fushës së futbollit në lagjen Gançani në Beltinci, në lindje të Sllovenisë, tha Departamenti i Policisë Murska Sobota.

Sipas informacioneve fillestare, në aksident nuk ka të mbijetuar, raporton STA.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12. Mediat raportojnë se avioni që u rrëzua është një “Cessna” që i përket Aero Club Maribor. Në aeroplan duhej të ishin katër persona, por njëri prej tyre nuk hipi.

Aeroplani është dashur të fluturojë në itinerarin nga Maribori për në Lendavë (Prekmurje), dhe si shkaktar i mundshëm i rrëzimit përmendet mjegulla e dendur në atë pjesë të Sllovenisë.

LEXO EDHE:

Back to top button