Një granatë false lihet jashtë Konsullatës ruse në Sao Paulo

Një granatë false është lënë jashtë Konsullatës së Rusisë në qytetin më të populluar të Brazilit, ka njoftuar portali brazilian Globo.

Policia speciale e cila është lajmëruar në vendin e ngjarjes ka konfirmuar se granata është false.

Nuk dihet se kush qëndron prapa këtij veprimi, shkruan BBC.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro e ka justifikuar vendimin e tij për të mbajtur qëndrim neutral ndaj konfliktit Rusi-Ukrainë duke iu referuar lidhjeve të forta tregtare të Rusisë me Brazilin.

Ai është akuzuar nga mediat braziliane për lavdërime dhe deklarata dashamirëse për liderin rus, Vladimir Putin.

LEXO EDHE:

Back to top button