Një grup i madh balenash “Fin” janë parë në Antarktik

Një grup i madh balenash “Fin” janë parë në Antarktik

Një grup i madh balenash të rralla “Fin” janë parë në Antarktik. Lajmi vjen pasi studiuesit panë një grup të madh prej 150 balenash duke u ushqyer së bashku për herë të parë. Ekspertët thonë se kjo është një shenjë premtuese për kafshën e dytë më të madhe në botë, pasi specia ishte gati në zhdukje për shkak të gjuetisë së balenave. Një ndalim i gjuetisë pesëdhjetë vjet më parë do të thotë se numrat janë rikuperuar ngadalë, megjithëse shikimet në këtë shkallë janë ende shumë të rralla. Studiuesit e panë grupin duke u ushqyer së bashku pranë ishullit të Elefantëve të Antarktidës. Balenat “Fin” në hemisferën jugore pothuajse u zhdukën në shekullin XX për shkak të gjuetisë industriale të balenave dhe për dekada të tëra, ato ishin zhdukur të gjitha nga ujërat e Antarktidës. Shkencëtarët thonë se për njëzet vitet e fundit, numri i shikimeve të balenës është rritur, por kjo është hera e parë që kaq shumë balena janë parë së bashku./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button