Një i vdekur dhe 284 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Një pacient ka vdekur dhe 284 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Siç njofton IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.058 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 284 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika e Kardiologjisë, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 18.910 raste nga 91.098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 674 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.367 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.869.

LEXO EDHE:

Back to top button