Një pjesë e ekspertëve vlerësojnë se riaktualizimi i kërkesës për veting, përbën tentim për defokusimin e opinionit
Një pjesë e ekspertëve vlerësojnë se riaktualizimi i kërkesës për veting, përbën tentim për defokusimin e opinionit
Gazetar: Bashkim Sulejmani
Partia e Ahmetit, ishte në Qeveri për më shumë se dy dekada, dhe këtë veting që po e kërkon, ka pasur mundësi ta bëjë kur i ka pasur gjitha mekanizmat në dorë, thotë analisti Muhamet Halili. Sipas tij Maqedonia e Veriut është shtet sovran dhe vetingun duhet ta bëjnë vetë institucionet e shteti. Halili theksoi se faktori ndërkombëtar disa herë ka bërë vërejtje se në vend mbizotëron epidemia e Korrupsionit, duke vënë theksin te nevoja e reformave në Gjyqësor.
“Këto janë vetëm kash e lashë që dëgjohen pesë vitet e fundit. Maqedonia është shtet sovran dha ka institucione që ndjekin krimin dhe korrupsionin, ka qeveri stabile dhe funksionale që ka dalë nga vullneti i qytetarëve. Ka të përfolur dhe të dyshuar për krim dhe korrupsion për dhe ajo që duhet bë është ti lirojnë vetë institucionet shtetërore që pa presione politike të punojnë. Aq më tepër kur BE ka 17 rekomandime drejtuar Maqedonisë lidhur me reformat në gjyqësor, dhe asgjë tjetër nuk duhet, puna kryhet. Këto thirrje janë qesharake sepse nëse bashkësia ndërkombëtare ndërhyn në çështje të gjyqësorit, atëherë Maqedonia e humb integritetin shtetëror, dhe nuk besoj që do ketë institucione ndërkombëtare që do i përgjigjen kësaj thirrje asnjëherë, sepse kjo është ndërhyrje në punët e shtetit”, tha Muhamet Halili, analist politik.
Halili komentoi edhe pohimet e fundit të kryeministrit Mickoski për skenarë të mundshëm destabilizimi nga BDI-ja. Ai thotë se tendencat e BDI-së, për protesta apo destabizilizim, nuk do gjejnë përkrahje te popullata.
“Protestat janë të lejuara nëse i bëjnë në kuadër të Ligjit dhe institucioneve por do citoj kreun e Tetovës Kasamin që nëse ata mendojnë se duhet destabizilim të bëjnë, kasami u tha që shqiptarët nuk kanë më interes të bëjnë turbullira për shkak të bizneseve të dikujt. Konsideroj se kjo është për ta mjegulluar situatën reale dhe asgjë tjetër. Unë nuk mendoj që të ketë destabilizim sepse nuk do e përkrahin qytetarët më këtë gjë, sidomos duke u bazuar në të kaluarën që këto destabilizime kanë qenë thjeshtë për çështje personale e familjare”, shtoi Muhamet Halili, analist politik.
BDI-ja ka riaktualizuar kërkesën për Veting të të gjithë politikanëve dhe funksionarëve në tridhjet vitet e fundit. Nga partia e Ahmetit madje këmbëngulin që ky veting të bëhet me ndihmën e ndërkombëtarëve. /Alsat.mk