Një telefonatë dhe holandezi ndryshon kahjen e transferimit

Xheorxhino Vijnaldum vendosi të largohej këtë verë nga Liverpuli pasi përfundoi kontratën e tij me klubin anglez. Të gjithë e pritnin transferimin e tij te Barcelona prej muajsh dhe lojtari kishte bërë gjithçka gati për të shkuar në Spanjë. Por ka mjaftuar një telefonatë nga PSG dhe gjithçka ka ndryshuar brenda pak orësh, me futbollistin i cili tashmë do të transferohet te parisienët.

Barcelona negocionte prej muajsh me Vijnaldum dhe vetëm pritej përfundimi i Europianit për të zyrtarizuar marrëveshjen me lojtarin e Holandës i cili ëndërronte të luante në një klub në të cilin kanë kaluar shumë emra të mëdhenj të futbollit holandez. Por dy ditë më parë, menaxherët e tij janë kontaktuar nga drejtuesit e PSG-së. Këta të fundit zgjodhën një strategji të thjeshtë për të bindur lojtarin, pasi i ofruan dyfishin e rrogës që i propozonte Barcelona.

Këto ishin shifra jashtëzakonisht të larta për faktin se lojtari transferohet me parametër zero dhe është e vështirë të gjendet pa shpenzime për kartonin një futbollist i tillë. PSG kështu ka siguruar një “po” nga lojtari i cili ka lajmëruar Barcelonën se nëse nuk rriste ofertën, ai do të nisej drejt Parisit.

Katalanasit, të cilët kanë financa të kufizuara për shkak të borxheve të mëdha, sigurisht që janë tërhequr menjëherë nga gara e kështu, Vijanldum pritet që pas përfundimit të Europianit, të shfaqet në Paris për të firmosur kontratën e tij të re

LEXO EDHE:

Back to top button