Një tërmet i fuqishëm goditi Kaliforninë Veriore

Një tërmet i fuqishëm goditi Kaliforninë Veriore

Një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter goditi sot brigjet e pjesës veriore të Kalifornisë dhe deri më tani nuk ka të lënduar, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Epiqendra e tërmetit ishte 12 kilometra nga qyteti Ferndale në një thellësi prej 16 kilometrash.

Pas tërmetit, më shumë se 55,000 familje raportuan një ndërprerje të energjisë elektrike.

Ky është tërmeti i dytë që godet Kaliforninë në më pak se një javë, pas tërmetit që ndodhi në fund të javës së kaluar në qytetin El Cerrito, rreth 25 kilometra nga San Francisko dhe shkaktoi dëme të vogla materiale.

LEXO EDHE:

Back to top button